Sport

Munishi komenton humbjen e Kosovës: Ky lojtar më befasoi

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje ndaj Sllovenisë në Lubjanë.Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.Pas përfundimit të ndeshjes ka reaguar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi i cili ka shkruar në rrjetin e tij social se Kosova nuk e meritoi të pësonte humbje duelin kundër Sllovenisë.

Ai ka shkruar se i ka pëlqyer përformanca e Edon Zhegrovës si dhe frizura e tij.
Ky ishte postimi i plotë i Ismet Munishit (pa ndërhyrje)“Nuk merituam të humbim sonte .

Jo që lujtëm teper mirë por luftuam fort.Bravo djelmosha bravo Luana .Koken lart , kështu luftohet per Shtet .Sidomos me befasoi Zhegrova me angazhim ne fazen defanzive dhe me frizur te re , te lumtë Edon”, shkruan Munishi.

Alsat

Trending

Exit mobile version