Connect with us

Business

Mungojnë punëtorët e kualifikuar, deri në 40% e bizneseve s’i plotësojnë pozitat

Published

on

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka organizuar tryezën “Indeksi i konkurrueshmërisë së prodhimit”, ku janë prezantuar të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e këtij sektori.

Kryetari i OEAK-së, Arian Zeka tha se kanë hulumtuar 83 ndërmarrje ku shumica kanë qenë në rajonin e Prishtinës.

Në bazë të të gjeturave ai tha se ka pasur rënie sa i përket konkurrueshmërisë së prodhimit, por që ka pasur rritje të kënaqshme të eksporteve drejt vendeve të tjera.

“Sot jemi për të prezantuar të gjeturat e konkurruehsmërisë së vitit 2021. Nuk është që këtë vit pandemia ka marrë fund po kemi dashur të shohim këta muaj të shohim ndikimin e pandemisë. Studimi është zhvilluar në 83 ndërmarrje, ku 50% kanë qenë në rajonin e Prishtinës”.

“Mostra sipas punëtorëve pjesa dominuese kanë qenë kompani që kanë pasur mbi 50 punëtorë po këtë vit kemi pjesëmarrje më të madhe që nuk kanë më tepër se 10 punëtorë. Ka pasur një rënie sa i përket konkurrueshmërisë së prodhimit. Mesatarja e indeksit është i vlerësuar prej 5.03 që do të thotë se nuk mund të jemi të kënaqur dhe duhet të bëhet më shumë nga ana e institucioneve”.

“Indikatori që ka marrë vlerësimin më të lartë është infrastruktura rrugore. Indikatori tjetër ëhstë qasja në energji elektrike. Indeksi tjetër është ai infrastrukturës së cilësisë”.

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se deri në 40 për qind e bizneseve nuk mund t’i plotësojnë pozitat me kualifikimin e duhur.

Ajo shtoi se bizneset po ballafaqohen me rritjen e çmimit të rrymës, e që kjo po ndikon në rritjen e çmimit të produkteve.

“Jemi të vetëdijshëm që kemi mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Ka studime që thonë se deri në 40 për qind e bizneseve nuk mund t’i plotësojnë pozitat me kualifikimin të duhur. Ka shumë që krijojnë biznese, por që nuk janë të regjistruar fare sidomos tekstili e mobilieritë”.

“Bizneset po ballafaqohen me rritjen e çmimit të rrymës që ndikon në rritjen e çmimit të produkteve. Lëndët e bizneseve që zgjasin me vite në gjykata. Ne do të punojmë për krijimin e Gjykatës Komerciale. Politikat tona synojmë t’i realizojmë në bashkëpunim me BE-në. Si objektivë e ministrisë është përmirësimi i mjedisit të të bërit biznes. Do të rregullojmë kornizën ligjore të konkurrencës. Do të përfunsojmë ligjin për inspektime”.

Alsat