Connect with us

Maqedoni

Mungojnë inspektorët për zbatimin e masave anti-Kovid

Published

on


Situata e krijuar nga pandemia ka shtuar fluksin e inspektimeve, ndërkohë që vitin e kaluar një numër i konsiderueshëm inspektorësh janë pensionuar. Në Inspektoratin e Tregut ky numër është më shumë se 30, ndërsa në atë të Punës më shumë se 20. Në këto dy Inspektorate ende ka vende vakante, sepse deri tani përmes sistematizimit janë punësuar vetëm 13 në njërin dhe 10 në tjetrin. Kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska -Grashkoska, thotë se masat e mara nga Qeveria për parandalim të përhapjes së pandemisë, kanë bërë që të lind nevoja për kontrolle shtesë, ndërkohë që në Inspektoratin Shëndetësorë janë të angazhuar vetëm 43 inspektorë në nivel republikan.

Gjatë muajve të fundit ka pasur shumë vendime, që ishin në kompetencat e Inspektorateve, veçanërisht të disa shërbimeve inspektuese. Këto shërbime Inspektuese janë ballafaquar më shumë sfida për të mbrojtur shëndetin publik. Sigurisht që në rrethana të këtilla është i mirëseardhur çdo individ plus – deklaroi Magdalena Filipovska -Grashkoska, kryetare e Këshillit Inspektues.

Në shumë inspektorate, numri inspektorëve aktiv është i vogël, ndërsa vendet bosh ende nuk janë plotësuar.

Në dhjetor të vitit të kaluar hyri në fuqi ligji i ri për Mbikëqyrje Inspektuese në të cili parashihen kushte të reja. Për shembull, kushti për të marrë licencën që të munden në mënyrë të pavarur të kryejnë inspektime është ulur nga 5 vjet, në një vit. Është bërë lëshim më i madh në trajnimin praktik – tha Magdalena Filipovska -Grashkoska, kryetare e Këshillit Inspektues.

Në vendin tonë për momentin janë të angazhuar 850 inspektorë. Ky numër do të përditësohet në fund të këtij viti, pasi të tjerë inspektorë do të pensionohen, ndërkohë që në proces e sipër është edhe sistematizimi në disa inspektorate të caktuara.

Evi Shkopi

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending