Connect with us

Sport

Mourinho: “Do t’i përcjelli se çfarë do të thonë tani në Madrid për Bale”

Published

on

Jose Mourinho, trajneri i Tottenham, është shprehur tejet i lumtur me Gareth Bale, njeriun që ia fitoi tri pikë skuadrës së tij.

Bale realizoi në fitoren e vështirë të Tottenham 2-1 në shtëpi ndaj Brighton & Hove Albion.

Ishi i Realit hyri në lojë në minutën e 70’ dhe pas vetëm tre minutave në fushë, iu gjend më së miri ekipit të tij në momente të vështira, duke shënuar një gol të bukur me kokë për 2-1, që doli të jetë gol i tri pikëve.

Pas ndeshjes, ka marrë edhe lëvdata nga trajneri i tij, derisa në formë shkakaje tha se tani do t’i përcjellë mediat e Madridit për të parë se çfarë do të shkruajnë për uellsianin.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e tij sepse e ka merituar. Kur t’i kem pesë minuta, do të hap menjëherë Safarin për të parë se çfarë do të thonë faqet e Madridit”, u shpreh Mourinho. /Gazeta Express/

Alsat