Connect with us

Shendetsi

Mos e humbni kontaktin me sy, as kur bisedoni virtualisht

Published

on

Kontakti me sy mund të çojë deri në vetëbesim më të lartë, mund të ndihmojë që dikë ta dëgjoni më mirë, por është në gjendje edhe të zgjojë edhe ndonjë lidhje intime

Krahas gjithë kësaj, kontakti me sy ka edhe përparësi neurologjike, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, kontakti me sy aktivizon pjesët e trurit, të cilat janë të mira për komunikim dhe mendim për atë se si personi tjetër e përjeton botën, konceptin i cili përgjithësisht është i njohur si “teoria e mendjes”, thotë gazetarja e famshme dhe autore e librit “Friendship”, Lydia Denworth.

Hulumtimi ka zbuluar që kontakti me sy aktivizon korteksin parafrontal medial dhe zonat e bashkimeve temporoparietale në tru, ndërsa që të dyja janë të përfshira në përpunimin e informacioneve shoqërore dhe në teorinë e mendjes.

Nga ana tjetër, kontakti me sy mund t’ju qetësojë.

Në hulumtimin e Stephen Porgesit mbi sistemin e angazhimeve shoqërore, përmendet që njëra ndër mënyrat më të lehta të stimulimit të nervit vagus është vendosja e kontaktit dashamirës me sy.

Funksionon edhe kontakti virtual me sy

Efekte të ngjashme mund të kemi edhe nga kontakti virtual me sy.

– Kontakti me sy në jetën e reale, në video chat apo nëpërmjet telefonit, nuk ndikon në tru në masën e njëjtë – ka thënë Denworth.

Mirëpo, kontakti virtual me sy është më mirë se të mos kesh fare, aq më parë nëse ndiheni të vetmuar.

Sa i përket sistemit nervor, kohë më parë hulumtimi ka treguar që kontakti virtual me sy ka të njëjtin ndikim në nervin e vagusit si edhe kontakti në jetën reale. /Telegrafi/