Connect with us

Showbiz

Momenti që nuk u vu re deri pas përfundimit të debatit: Melania largoi me forcë dorën nga Donald Trumpi kur ai e shtrëngoi

Published

on

Ky është momenti i vështirë kur Zonja e Parë Melania Trump, u duk sikur me hidhërim largoi dorën e burrit të saj në fund të debatit presidencial të mbrëmshëm.

Twitter shpërtheu me spekulime disa momente pasi çifti u filmuan duke ecur jashtë skenës së bashku në Nashville, Tenesi, shkruan DailyMail.

Pamjet tregojnë se si Melania dhe Jill Biden bashkohen në skenë te burrat e tyre të enjten në fund të debatit të tretë dhe të fundit presidencial përpara zgjedhjeve më 3 nëntor.

Ndërsa Jill Biden përshëndeti burrin e saj Joe me një përqafim të ngrohtë, Melania thjesht qëndroi pranë Trumpit para se të merrte dorën e tij ndërsa kamerat kapnin imazhet e dy çifteve. Por ndërsa çifti Trump u kthyen të dilnin nga skena, Melania u duk se shtrëngoi me forcën dorën nga kapja e burrit të saj dhe u largua prej tij.

Disa orë më vonë, çifti u fotografua duke mbajtur duart gjatë kthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Por kjo nuk i ndaloi njerëzit të spekulonin në Twitter për ndërveprimin e çuditshëm.

“Pyes veten nëse Walter Reed ka këshilltarë martesash?”, shkroi me shaka një përdorues i Twitterit, duke iu referuar spitalit ushtarak ku Donald Trump mori trajtim pas diagnozës së tij të coronavirusit.

Një tjetër u shpreh se kënga “Stand By Your Man” nuk mund të ketë qenë një hit i madh në Slloveni – vendi ku lindi Melania.

Para debatit, çifti Trump u fotografuan së bashku për herë të parë që prej testimit pozitiv për COVID-19 tri javë më parë.

Dyshja u panë duke ecur drejt mbështetësve në Aeroportin Ndërkombëtar të Nashville përpara ngjarjes në Universitetin Belmont.

Çifti Trump u kapën për dore në fotografitë që tregonin kthimin e tyre në Washington më vonë të enjten mbrëma.

Dy ditë më parë, Melania u detyrua të anulonte papritmas një paraqitje në fushatën zbgjedhore në Pensilvani pasi ajo ende kishte simptoma të virusit.

Shefi i stafit të saj, Stephanie Grisham, tha se zonja Trump ‘vazhdon të ndihet më mirë çdo ditë pas shërimit të saj’ por kishte një kollë të zgjatur kështu që kishte vendosur të mos udhëtonte “për shkak të kujdesit”.

Në vend të kësaj, ajo bëri paraqitjen e saj të parë pas rikuperimit në debat me një maskë të zezë për fytyrën e cila përputhej me fustanin e saj të zi pa mëngë në mes të gjatësisë.

Jill Biden gjithashtu u maskua, duke veshur një mbulesë me të njëjtin model si fustani i saj me lule.

Disa përdorues të rrjeteve sociale vlerësuan veshjet e grave, ndërsa të tjerët kritikuan Melanian për mos mbajtjen e një maske gjatë rrugës për në ngjarje.

Zonja e parë u fotografua pa një maskë në bordin e Marine One.

Javën e kaluar, Melania Trump njoftoi përmes faqes zyrtare të Shtëpisë së Bardhë detajet rreth betejës së saj kundër Covid-19 dhe zbuloi se djali i saj Baron gjithashtu ishte infektuar nga virusi.

“Për fat të mirë ai është një adoleshent i fortë dhe nuk shfaq asnjë simptomë. Në një mënyrë unë isha e lumtur që të tre e kaluam këtë në të njëjtën kohë në mënyrë që të mund të kujdeseshim për njëri-tjetrin dhe të kalonim kohë së bashku. Ai që atëherë është testuar negativ”, shkroi ajo.

Ajo tha se simptomat e saj ishin ‘minimale’ por e goditën atë menjëherë.

Zonja e Parë shtoi se ajo vendosi të merrte vitamina dhe ushqim të shëndetshëm ndërsa vuante nga virusi, i cili nuk ka shërim të njohur.

Ajo gjithashtu falënderoi mjekun e saj dhe ekipin mjekësor dhe inkurajoi amerikanët që ‘të bënin jetën më të shëndetshme që mund të ishin’ mes pandemisë. /Telegrafi/