Connect with us

Showbiz

Modelja Joselyn Cano ndërron jetë në moshën 29 vjeçare gjatë një ndërhyrje në të pasme

Published

on

Një modele Instagrami, e quajtur si Kim Kardashian meksiane, raportohet të ketë vdekur në moshën 29 vjeçare pas një operacioni që njihet si ‘ngritja braziliane e vitheve’.

Joselyn Cano nga Neëport Beach, Kaliforni, pretendohet të ketë vdekur më 7 dhjetor dhe një transmetim i drejtpërdrejtë i asaj që besohet të jetë funerali i saj u shpërnda në YouTube këtë javë.

Influencerja Lira Mercer dha lajmin për vdekjen e modeles në Tëitter dje, duke shkruar: “Zoti im, Joselyn Cano vdiq në Kolumbi duke u operuar. Kjo është e tmerrshme”.

Joselyn Cano (Foto: Instagram)

Vdekja e Cano nuk është konfirmuar akoma nga familja e saj, por që njerëzit kanë filluar të shprehin ngushëllime përmes rrjeteve sociale.

Cano ishte një modele, influencuese në rrjetet sociale me mbi 12 milionë ndjekës si dhe stiliste.

Në profilin e saj në LinkedIn thuhet gjithashtu se ajo studioi Mikrobiologji në Universitetin Shtetëror të San Diegos.

Joselyn Cano (Foto: Instagram)

Për procedurën braziliane të ngritjes së vitheve, dhjami merret nga pjesë të ndryshme të trupit dhe vendoset në të pasme.

Shkalla e procedurave të ngritjes së vitheve u rrit 252 për qind nga 2000 në 2015. Gjithsej kaluan nga 1,356 në 4,767 procedura gjatë asaj kohe.

Injeksioni i yndyrës në vithe mund të çojë në probleme nëse bëhet në mënyrë jo të duhur, përfshirë embolinë e dhjamit – e cila është kur dhjami hyn në qarkullimin e gjakut dhe bllokon një enë gjaku. /Telegrafi/