Connect with us

Sport

Ministrja Vlora Dumoshi, merrja licencat federatave që nuk kanë asnjë garë në vit – Bota Sot

Published

on

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit të Kosovës, duhet t’i hapë sytë mirë e mirë dhe të shtrojë kontrollin të secila federatë. Të secila federatë të kërkojë përgjegjësi, të kërkojë edhe sa gara zyrtare i kanë mbajtur brenda një viti. 

Nëse një federatë nuk ka asnjë garë automatikisht t’i merret licenca dhe t’i ndiqet edhe penalisht nëse kanë marrë mjete nga MKRS-ja dhe nuk i arsyetojnë. 

Minimumi t’i ketë të paktën 3 gara, por nëse nuk i ka, ato federata përse të ekzistojnë dhe vetëm të thithin paratë nga MKRS-ja. Nuk është në rregull!

Ministrja Vlora Dumoshi, me stafin tuaj, kërkoni përgjegjësi nga secila federatë, kërkoni rregulloret e punës dhe të gjitha që duhen, po ashtu edhe sa gara i zhvillojnë në kuadër të Kampionatit të Kosovës, ndryshe vepro!

Mos toleroni të ekzistojnë federata vetëm në letër apo fantome ose veç për vota! Këtu është shteti dhe nuk është xhungël!

Alsat