Connect with us

Business

Ministri Peci: Do të angazhohemi për eliminimin e punës së fëmijëve në bujqësi

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në takim Koordinatoren Nacionale të Projektit MAP ’16 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Lindita Boshtrakaj, me të cilën kanë diskutuar për programet dhe prioritetet e MBPZhR-së në trajtimin e punëve të fëmijëve në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë.

Me këtë rast, ministri ka theksuar se do të angazhohen që përmes mbikëqyrjes institucionale të parandalojnë punët e rrezikshme për fëmijët në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë. Sipas ministrit Faton Peci, angazhimi i fëmijëve në aktivitetet bujqësore dhe aktivitetet tjera ekonomike që zhvillohen në zona rurale, të cilat nuk janë aspak të lehta, nënkuptojnë edhe shfrytëzimin e fëmijëve. Për këtë arsye, bashkërisht me ILO, theksoi se do të angazhohen që përmes masave të ndryshme të ndalojnë shfrytëzimin e fëmijëve në këto aktivitete.

Nga ana tjetër, Koordinatorja Nacionale e Projektit MAP ’16 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Lindita Boshtrakaj, ka theksuar se do të bashkëpunojnë me ministrinë përmes realizimit të aktiviteteve të ndryshme, për të ngritur edhe vetëdijen për rreziqet e angazhimit të fëmijëve në sektorin e bujqësisë.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 2021 si “Vit Ndërkombëtar për Eliminimin e Punës së Fëmijëve”. Duke iu bashkuar partneritetit global Aleanca 8.7, MBPZHR përmes platformës #endchildlabour2021, është zotuar që gjatë vitit 2021 do të ndërmarrë aktivitete të shumta për trajtimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve në sektorin e bujqësisë.

Alsat