Connect with us

Showbiz

Millie Bobby Brown ka dashur ta lë aktrimin, pasi nuk iu dha asnjë rol në “Game Of Thrones”

Published

on

Ai arriti popullaritetin përmes rolit të saj në serialin “Stranger Things” i transmetuar në Netflix.

Por, Millie Bobby Brown së fundmi ka treguar se është ndier e dëshpëruar pasi nuk mund të fitonte asnjë rol në serialin “Game Of Thones”, shkruan Daily Mail.

Për shkak të një refuzimi të tillë, aktorja e njohur kishte qenë e gatshme të hiqte dorë nga aktrimi.

“Isha shumë zemërthyer nga refuzimi, gjë që i tregoj gjithsecilit. Kjo industri është përplot refuzime”, ka thënë ajo për The Tonight Show.

Mes tjerash ajo shtoi: “ Mendoj se duhet shumë përgjigje negative derisa të kesh një pozitive.

Pas këtij refuzimi Brown nuk është ndalur, duke marrë pjesë kështu në njërin prej serialeve më të shikuara në Netflix.

Me suksesin që pati në “Stranger Things, ajo pati fatin të luaj edhe në role të tjera të filmave, përfshirë edhe paraqitjet televizive. /Telegrafi/