Sport

Milani fiton në “San Siro” ndaj Interit me golat e Zhiru-s – Alsat

Published

on

Skuadra e Milanit me përmbysje në “San Siro” mundi skuadrën e Interit. Skuadra vendase ishte në epërsi me rezultat 1:0 deri në minutën e 75-të, por ndodhi përmbysja dhe Milani triumfon me rezultat 2:1 ndaj rivalit të përbetuar!

Një ndeshje për infarkt, e paqartë deri në sekondat e fundit, e vulosi futbollisti francez Olivie Zhiru! Në minutën e 28-të, kroati Ivan Perishiç, nga rreth 10-11 metra shënoi në këndin e poshtëm të majtë, 1:0.  Olivie Zhiru shpërthen si vullkan në minutën e 75-të, i cili shënoi nga afërsia në këndin e djathtë për 1:1.

Në minutën e 78-të, Zhirou dinak, nga rreth 10-11 metra godet me zgjuarsi e në këndin e poshtëm të djathtë, 1:2 për “rossonerët”.

Në minutën e 90+6, Hernandez i Milanit, ndëshkohet direkt me karton të kuq. Pas javës së 24-të në Serie A, Interi kryeson me 53 pikë, ka një ndeshje me pak e një pikë më shumë se Milani në vend të dytë.

Alsat

Trending

Exit mobile version