Connect with us

Showbiz

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë grumbulluar mbi 27 milionë euro për të ndihmuar Ukrainën

Published

on

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë mbledhur më shumë se objektivi i tyre prej 30 milionë dollarësh apo mbi 27 milionë euro për Ukrainën.

Deri të enjten, mbledhja e fondeve të çiftit të famshëm kishte mbledhur 34 milionë dollarë (mbi 30 milionë euro) nga mbi 67,000 donacione.

Kutcher dhe Kunis e festuan lajmin në një video të shpërndarë në mediat sociale dhe zbuluan se e kanë ngritur qëllimin për mbledhjen e fondeve në 40 milionë dollarë.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis (Foto: Getty Images)

“Puna jonë nuk ka përfunduar. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar e për të pasur ndikim tek ata në nevojë”, thuhet në video.

“Fondet tashmë janë dhe do të vazhdojnë të dorëzohen në Flexport.org dhe Airbnb.org, kështu që ata mund të veprojnë. Derisa fondet vazhdojnë të vijnë, ne do ta trajtojmë çdo dollar sikur të ishte dhuruar nga xhepi ynë në mënyrë që të ketë rezultate pozitive për të tjerët”.

Kunis dhe Kutcher dhuruan tre milionë dollarë apo më pak se tre milionë euro nga paratë e tyre për mbledhjen e fondeve.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis (Foto: Getty Images)

“Puna jonë nuk është kryer, prandaj po e ngremë objektivin në 40 milionë dollarë”, shtoi Kutcher.

Në fund të videos, Kunis gjithashtu ka inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë të dhurojnë për Ukrainën.

Çifti ka nisur me mbledhjen e fondeve dy javë më parë.

Mila duhet theksuar se ka lindur në Ukrainë dhe më vonë është zhvendosur në Amerikë. /Telegrafi/