Connect with us

Entertainment

Messi fle në dyshek që vret koronavirusin – ALSAT-M

Published

on


Sipas gazetës “AS”, Lionel Messi flen në një dyshek anti-koronavirus, të prodhuar posaçërisht për të neutralizuar viruset.

Ylli i Barcelonës është duke e përdorur një produkt të tillë të një kompanie spanjolle i cili është në gjendje ta eliminojë koronavirusin me 99.84%.

Sistemi përdor nanomolekula të aplikuar në inde, duke eliminuar kështu virusin dhe duke siguruar pushimin më të mirë për argjentinasin .

Përkundër asaj që u botua në mediat e tjera, dysheku nuk u ble nga Mesi, por ishte dhuratë nga kompania prodhuese.

Sipas sistemit inovativ të përdorur nga ky dyshek, nëse një person i infektuar fle mbi të, nanomolekulat do të eliminojnë virusin në vetëm katër orë, gjë që do të parandalonte që një person tjetër të infektohet në rastin e përdorimit të të njëjtit produkt.

Përveç këtij avantazhi të madh në këto periudha të vështira të pandemisë, dysheku ofron avantazhe të tjera për përdoruesin e tij, siç është një sistem dridhjeje dhe masazhi nxehtësie në këmbë, që ndihmon gjumin. Ai përdoret edhe nga lojtarët e tjerë.

Mesi nuk është futbollisti i vetëm që fle në këtë lloj dysheku antikoravirus. Fjala vjen, Sael Niguez kanë zgjedhur gjithashtu këtë model, duke mbrojtur shëndetin e tij dhe të mjedisit përreth, transmeton Gazeta Ekspres.

Përfitimet që jep janë menjëherë të dukshme, të konfirmuara nga lojtari “rojiblanko”:

“Kur e provova dyshekun, me të vërtetë vura re që më ndihmoi të pushoja. Pas secilës ndeshje do të bija në gjumë në orën pesë ose gjashtë të mëngjesit. Duke përdorur këtë dyshek, më zë gjumi për gjysmë ore”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

Rosa Mandarin shpallet sërish zogu më i bukur në botë

Published

on

Kjo është ajo që njihet si Rosa Mandarin, e shpallur tashmë rregullisht zogu më i bukur në botë, dhe është e thjeshtë të kuptosh përse.

Me ngjyrat e saj shokuese dhe format unike, ajo nuk ngjan me asnjë zog tjetër.

Origjina e tyre është Azia Lindore por tashmë janë përhapur në numra të konsiderueshem në Evropë e në Britani.

Ato janë sjellë nga Kina në shekullin e 20-të dhe kanë krijuar disa koloni të egra që kanë mbijetuar.

Siç mund të shihni ngjyrat mahnitëse në fotot, sqepi i tyre është i kuq, kanë një gjysmëhënë të bardhë mbi sytë, fytyrë dhe “mustaqe” ngjyrë portokalli.

Gjoksi i tyre është i purpurt me ngjyrë të bronztë në anët e tij. Kurizi i tyre është blu me dy “vela” portokalli më poshtë.

Por vetëm mashkulli i kësaj specieje ka ngjyrat e shkëlqyeshme, pasi siç shihet femra është e gjitha në një ngjyrë të zakonshme gri me gjoksin me pika të bardha.
Një prej tyre është pikasur dikur edhe në Kanada, dhe menjëherë u bë e famshme ne rrjet si një fenomen i rrallë.

Këto pata mahnitëse nuk kanë predatorë natyralë në perëndim. Ajo jetojnë e shumohen në zonat shkurrore pranë lumenjve.

Hanë bimë e fara por nganjëherë dhe ndonjë kërrmill që u del përpara apo peshq të vegjël, në varësi të sezonit. Deri tani ato nuk janë listuar si të rrezikuara.

Continue Reading

Entertainment

Brenda vilës më të shtrenjtë në Britaninë e Madhe

Published

on

Prona më e shtrenjtë në Britaninë e Madhe ka dalë në shitje për 175 milionë paund.

– Advertisment –

Vila luksoze dy katëshe i përket miliarderit Nick Candy në Hyde Park. Mes të tjerash, apartamenti i manjatit të pronave ka pesë dhoma gjumi, palestër, bar, kinema, dhe një pishinë gjigante.

Vila mund të blihet edhe me kriptovaluta si Bitcoin, ndërsa konsiderohet si “një pasuri e patundshme e klasit botëror që premton të jetë një investim i fortë për vitet që vijnë.”

Continue Reading

Entertainment

Gabim i algoritmit, Facebook mbyll faqen e fshatit francez

Published

on

Bitche është një fshat historik në Francë, faqja zyrtare e të cilit u mbyll për shkak se algoritmi i Facebook e konsideroi si një faqe që përdorte “gjuhë fyese”.

Pasu u kontaktua nga drejtuesit lokal, platforma kërkoi ndjesë dhe riktheu faqen që mban banorët të përditësuar me lajmet dhe informacionet lokale.

Kryetari i Bashkisë Benoit Kieffer thotë se për shkak të emërtimit që ka, kjo qytezë “vuan” vazhdimisht nga paragjykime, por nuk priste që kjo të ndodhte edhe nga gjiganti i rrjeteve sociale.

“Emri i qytezës tonë duket se vuan nga një interpretim i keq. Gjëja më e habitshme është se Facebook mori kaq shumë kohë për ta korrigjuar gabimin. Unë dhe bashkëqytetarët e mi do të dëshironim të ftonim zotin Mark Zuckerberg që të vizitonte qytetin tonë të bukur dhe të fortifikuar.

Së bashku, ne mund të nderojmë kujtimin e atdhetarëve dhe miqve tanë amerikanë të cilët erdhën nga Karolina e Jugut për të na çliruar. Çlirimtarët e quanin veten sons of Bitche”, u shpreh ai me ironi.

Emri i faqes ishte “Ville de Bitche” dhe u zhduk nga Facebook më 19 mars pa ndonjë paralajmërim.

Continue Reading

Trending