Connect with us

Maqedoni

Mësimdhënësit do të punojnë nga shtëpia?!

Published

on


Fillimi i sezonit të ngrohjes mund të ndryshoj në orarin e shkollave dhe mësimdhënësit ti rikthej në shtëpi. Ministrja e Arsimit, Mila Carovska tha se është e mundur që mësuesit orët e mësimit nga distanca ti mbajnë nga shtëpia me qëllim që e gjithë klasa mos të ngrohet vetëm për një mësimdhënës. Siç tha ajo, në vend që mjetet të harxhohen për ngrohje do të përdoren për IT pajise dhe për infrastrukturën e shkollës.

“Me racionalizimin e mjeteve mund të arrijmë shumë më tepër investime në infrastrukturë, në pajisje kompjuterike, në vend që mjetet financiare ti harxhojmë për ngrohjen e gjithë klasës për vetëm një mësimdhënës. Por këto janë tema për diskutim. Por, e them se një vendim të tillë do ta sjellim bashkë me kryetarët e komunave dhe për një vendim të tillë, opinioni do të njoftohet me kohë”, tha Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Gjithashtu, Carovska tha se këtë vit ekskursionet shkollore nuk do të mund të organizohen. Udhëzimet lidhur me këtë tashmë u janë dërguar shkollave nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.

“Udhëzimet u dërguan nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Nxënësit mund të ecin deri në pesë kilometra, të lëvizin së bashku me mësuesit në mënyrë që të socializohen. U bëj thirrje drejtorëve të shkollave përgjegjëse për organizimin e ekskursioneve që të telefonojnë prindërit e nxënësve dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët se si do t’u kthehen paratë e ekskursioneve të vitit të kaluar. Por këtë vit, nuk lejohen ekskursione”, u shpreh Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Një ditë më parë, Ministria e Arsimit dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit njoftuan se deri më 20 nëntor nxënësit duhet të marrin notat e para lidhur me suksesin e arritur nga mësimi online. Byroja për zhvillimin e Arsimit sot doli me rekomandimin që notimi i nxënësve të zhvillohet online për shkak të rritjes së infektimeve, por edhe me prani fizike të nxënësve nëse mësimdhënësit nuk do të jetë në gjendje që vlerësimin ta bëjnë nga distanca duke respektuar masat për mbrojtjen kundër covid-19. Në një klasë nuk duhet të ketë më shumë se dhjetë nxënës ndërsa qëndrimi i tyre në klasë gjatë vlerësimit të zgjasë nga 20 deri 30 minuta.

Melihate Rustemi

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending