Connect with us

Entertainment

Mënyra për ta përmirësuar karrierën tuaj gjatë karantinës – ALSAT-M

Published

on


Për të parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit, shumë kompani gjithandej botës kanë vazhduar përsëri punën nga shtëpia. Pasiguria për të punuar në zyrë sa vjen e rritet, dhe karantina nuk është e pëlqyeshme për shumë njerëz.

Sidoqoftë, nëse e shikoni nga një këndvështrim pozitiv, karantina mund të jetë një periudhë ideale për ta zhvilluar veten profesionalisht. Në karantinë, mund të mësoni shumë gjëra dhe aftësi të reja që ta pasuroni kësisoj edhe karrierën tuaj.

Në vazhdim të këtij artikulli, do të gjeni gjashtë hapa të cilët mund t’i ndërmerrni për të përmirësuar karrierën tuaj edhe gjatë kohës sa jeni në karantinë.

Planifikoni ditën

Kur punoni nga distanca, planifikimi i ditës ndonjëherë është më i vështirë krahasuar me të punuarit në zyrë. E rëndësishme në rrethana te tilla është të koordinoheni me menaxherin dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit. Dërgoni tek menaxheri çdo ditë raportin mbi punët që keni kryer dhe arritjet nëpër projekte. Përpos shkëmbimit të emails, diskutoni rreth detyrave të punës edhe nëpërmjet takimeve me video apo telefon.

Vendosni qëllime apo indikatorë të performancës

Të paktën një herë në muaj, rishqyrtoni metodat apo mënyrat se si i keni arritur qëllimet e juaja deri në atë moment, si mund të arrini më shumë, dhe si të merrni përgjegjësi të reja. Shkruani detajisht hapat të cilët mendoni që duhet t’i ndiqni për të arritur secilin qëllim që i keni vënë vetes.

Shkëmbeni emails me njerëz nga rrjeti juaj

Nëse i kontaktoni të tjerët vetëm kur keni nevojë për diçka prej tyre, atëherë marrëdhëniet mund të fillojnë të dëmtohen sepse pala tjetër mund të ndjehet e shfrytëzuar. Një gjë e tillë ndikon negativisht në karrierën tuaj. Prandaj, mundohuni të krijoni marrëdhënie më të mira profesionale, duke qëndruar në kontakte të rregullta me njerëzit me të cilët punoni dhe mos i kontaktoni ata vetëm kur ju duhen favore.

Mësoni një gjuhë të huaj

Njohuritë në një gjuhë të dytë janë shumë të dobishme, veçanërisht në gjuhë angleze, gjermane apo spanjolle. Mësimi i një gjuhe të re ka jashtëzakonisht shumë rëndësi për CV-në apo rezymenë tuaj pavarësisht profesionit apo fushës në të cilën jeni të fokusuar. Ndonëse kërkon kohë dhe angazhim, mësimi i një gjuhe të re është shumë frytdhënës si dhe nuk është kurrë vonë për të filluar.

Mësoni aftësi të reja

Krijoni një listë me gjërat të cilat dëshironi t’i përmirësoni në punë. Gjeni forma për të mësuar aftësi të cilat janë të rëndësishme për industrinë në të cilën punoni. Përpos kësaj, lexoni libra që lidhen me punë, biznes, apo industritë ku jeni të përqendruar. Ndani nga koha juaj edhe për të parë emisione që mund t’ju ndihmojnë në përvetësimin e aftësive të ndryshme si dhe bëhuni pjesë e kurseve apo trajnimeve online.

Hulumtoni punën e ëndrrave

Nëse jeni të pakënaqur me punën që keni dhe dëshironi të ndërroni kompani dhe rol, mund ta shfrytëzoni karantinën edhe për të hulumtuar rreth punës së ëndrrave. Fokusohuni tek shpalljet e punës dhe analizoni përshkrimin e punës që të kuptoni se si mund të ndërlidhet një rol apo një kompani me kërkesat dhe kualifikimet e juaja. /Akademi Puna

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

Rosa Mandarin shpallet sërish zogu më i bukur në botë

Published

on

Kjo është ajo që njihet si Rosa Mandarin, e shpallur tashmë rregullisht zogu më i bukur në botë, dhe është e thjeshtë të kuptosh përse.

Me ngjyrat e saj shokuese dhe format unike, ajo nuk ngjan me asnjë zog tjetër.

Origjina e tyre është Azia Lindore por tashmë janë përhapur në numra të konsiderueshem në Evropë e në Britani.

Ato janë sjellë nga Kina në shekullin e 20-të dhe kanë krijuar disa koloni të egra që kanë mbijetuar.

Siç mund të shihni ngjyrat mahnitëse në fotot, sqepi i tyre është i kuq, kanë një gjysmëhënë të bardhë mbi sytë, fytyrë dhe “mustaqe” ngjyrë portokalli.

Gjoksi i tyre është i purpurt me ngjyrë të bronztë në anët e tij. Kurizi i tyre është blu me dy “vela” portokalli më poshtë.

Por vetëm mashkulli i kësaj specieje ka ngjyrat e shkëlqyeshme, pasi siç shihet femra është e gjitha në një ngjyrë të zakonshme gri me gjoksin me pika të bardha.
Një prej tyre është pikasur dikur edhe në Kanada, dhe menjëherë u bë e famshme ne rrjet si një fenomen i rrallë.

Këto pata mahnitëse nuk kanë predatorë natyralë në perëndim. Ajo jetojnë e shumohen në zonat shkurrore pranë lumenjve.

Hanë bimë e fara por nganjëherë dhe ndonjë kërrmill që u del përpara apo peshq të vegjël, në varësi të sezonit. Deri tani ato nuk janë listuar si të rrezikuara.

Continue Reading

Entertainment

Brenda vilës më të shtrenjtë në Britaninë e Madhe

Published

on

Prona më e shtrenjtë në Britaninë e Madhe ka dalë në shitje për 175 milionë paund.

– Advertisment –

Vila luksoze dy katëshe i përket miliarderit Nick Candy në Hyde Park. Mes të tjerash, apartamenti i manjatit të pronave ka pesë dhoma gjumi, palestër, bar, kinema, dhe një pishinë gjigante.

Vila mund të blihet edhe me kriptovaluta si Bitcoin, ndërsa konsiderohet si “një pasuri e patundshme e klasit botëror që premton të jetë një investim i fortë për vitet që vijnë.”

Continue Reading

Entertainment

Gabim i algoritmit, Facebook mbyll faqen e fshatit francez

Published

on

Bitche është një fshat historik në Francë, faqja zyrtare e të cilit u mbyll për shkak se algoritmi i Facebook e konsideroi si një faqe që përdorte “gjuhë fyese”.

Pasu u kontaktua nga drejtuesit lokal, platforma kërkoi ndjesë dhe riktheu faqen që mban banorët të përditësuar me lajmet dhe informacionet lokale.

Kryetari i Bashkisë Benoit Kieffer thotë se për shkak të emërtimit që ka, kjo qytezë “vuan” vazhdimisht nga paragjykime, por nuk priste që kjo të ndodhte edhe nga gjiganti i rrjeteve sociale.

“Emri i qytezës tonë duket se vuan nga një interpretim i keq. Gjëja më e habitshme është se Facebook mori kaq shumë kohë për ta korrigjuar gabimin. Unë dhe bashkëqytetarët e mi do të dëshironim të ftonim zotin Mark Zuckerberg që të vizitonte qytetin tonë të bukur dhe të fortifikuar.

Së bashku, ne mund të nderojmë kujtimin e atdhetarëve dhe miqve tanë amerikanë të cilët erdhën nga Karolina e Jugut për të na çliruar. Çlirimtarët e quanin veten sons of Bitche”, u shpreh ai me ironi.

Emri i faqes ishte “Ville de Bitche” dhe u zhduk nga Facebook më 19 mars pa ndonjë paralajmërim.

Continue Reading

Trending