Connect with us

Showbiz

Melinda Ademi shfaqet duke bërë ‘twerk’, merr vëmendjen e madhe të fansave

Published

on

Më parë gjatë kësaj dite (e diel) Melinda Ademi ka marrë vëmendje të madhe, pasi publikoi setin e ri fotografik.

Por si duket, ajo nuk e ka lënë me kaq, pasi në një postim tjetër në rrjetin social Instagram, ajo ka nxitur reagime të shumta.

Kjo ka të bëjë me një video ku ajo shihet duke bërë ‘twerk’, teksa vinte në pah të pasmet e formësuara.

Ajo shihej të ishte në një parking të makinave, teksa bënte lëvizje provokuese para kamerës.

Melinda përndryshe njihet për tiparet trupore, të fituara përmes ushtrimeve të shumta në palestër.

Theksojmë se “X5” mbetet hiti i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin shqiptar, Gjiko. /Telegrafi/