Connect with us

Maqedoni

“Megjashi”: 42 për qind e fëmijëve ndjehen të diskriminuar

Published

on


Fëmijët janë të ekspozuar ndaj diskriminimit, madje më shumë së të rriturit. Analiza e realizuar nga Ambasada e Parë për Fëmijë në Botë “Megjashi” tregon se 42 % e fëmijëve janë ndjerë të diskriminuar. Motivet më të zakonshme të diskriminimit janë mosha, gjinia, gjendja financiare e familjes, pamja fizike, pesha, ngjyrës së lëkurës, vendbanimi dhe stili i veshjes. Kjo analizë madje nxjerr në pah se një ndër motivet që prodhon diskriminim është edhe muzika që dëgjojnë fëmijtë.

Psikologët konkludojnë se paragjykimet tek fëmijët shfaqen për herë të parë rreth moshës 3 vjeçare. Megjithatë, shton se paragjykimet natyrisht se nuk i krijojnë vet, por i përthithin ato që tashmë ekzistojnë në shoqëri.

Me sa më pak paragjykime të jenë të ngarkuar, aq më të hapur do të jenë në komunikim me bashkëmoshatarët e tyre të kulturave, rajoneve dhe etnive të tjera. 01:38 Duhet t thirremi në eksperiencën e fëmijëve, eksperienca sociale. Duke filluar në familje, varësisht se si prindërit i edukojnë fëmijët e tyre, i edukojnë që të shoqërohen, të komunikojnë me të gjithë apo t’i shmangen disa kategorive të njerëzve. E dyta, çfarë modelesh mësojnë ata në shkollë. Çfarë promovon shkolla, dialogun, bashkëpunimin ndërkulturorë apo jo? Dhe e treta, mediat apo mjetet e komunikimit masiv, çfarë ato promovojnë? Rrjetet sociale çfarë promovojnë dhe kjo është një pyetje me rëndësi -deklaroi Luzim Murtezani, psikolog.

Profesori Murterzani thotë se fëmijët favorizojnë më shumë raca apo shtresat, të cilat shoqëria i privilegjon më shumë. Sipas tij, sa më demokratik dhe i njëtrajtshëm të jetë raporti i shoqërisë ndaj racave, etniteteve, kulturave të ndryshme, aq më pak paragjykues do të jenë fëmijët.
Nga Megjashi njoftojnë se se diskriminimi shpeshherë haset edhe te fëmijët me aftësi të veçanta, prindërit e të cilëve e përjetojnë emocionalisht këtë diskriminim. Fatmirësisht ka edhe bashkëmoshatarë të cilën sillen me kujdes ndaj kësaj kategorie.

Ka disa shembuj me fëmijët me aftësi të kufizuara, kur u kanë dalë në mbrojtje. Është shumë gjë e bukur kur fëmijët nga mosha 12 deri 17 vjeç e kanë të zhvilluar ndjenjën kujdesit për dikë që është më pak i pushtetshëm, apo më i dobët në ndonjë fushë të caktuar, duke u parashtruar pyetjen atyre që diskriminonin “ Si do të ndiheshe t’i nëse dikush do të sillej me ty në atë mënyrë? – tha Jordanka Cerepnalkova-Trajkoska “Megjashi”.

Në bazë të analizës së “ Megjashit” të drejtat e fëmijëve më shumë respektohen në shtëpi, më pas në shkolla dhe në vendin ku jetojnë. 10% e fëmijëve të përfshirë në këtë studim kanë pranuar se kanë qenë pre e dhunës.

Evi Shkopi

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending