Mediat britanike sërisht kanë shkruar arktikujt për sulmuesin shqiptarë, Armando Broja. “The Sun”, sjell statistikat e pakundërshtueshme në lidhje me krahasimin mes Armando Brojës dhe Romelu Lukakut.
“Sulmuesi ka shënuar gjashtë gola në Premier Ligë në këtë sezon, që është më shumë se të gjithë sulmuesit e Tomas Tushelit. Kjo do të thotë se futbollisti shqiptar ka shënuar më shumë se Romelu Lukaku, Hakim Zijeç, Kai Havertz, Kristian Pulishiç, Timo Verner dhe Kallum Hudson-Odoi.
20-vjeçari kryeson gjithashtu në kategorinë e minutave për gol, pasi shënon çdo 205 minuta në krahasim me Vernerin, i cili vjen i dyti me 258 minuta. Broja vjen i dyti në minuta për gol ose asistim me të njëjtën statistikë, çdo 205 minuta dhe vjen pas 198 minutave të Zijeç” raoirtohet në artikullin e “The Sun”.
