Sport

Mediat spanjolle, përleshje në mes Nejmarit dhe Donarumës – Alsat

Published

on

Sipas të përditshmes spanjolle, “Marca”, pas incidentit me Naser Al-Khelaifi dhe Leonardo në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve, që kërkoi ndërhyrjen e policisë, sherri ka shpërthyer në dhomat e zhveshjes së PSZH-së. Nejmar dhe Donarumma janë përplasur ashpër sipas mediave spanjolle. Shkaku është i kuptueshëm: gafa e portierit italian në rastin e golit të parë të Benzema. Braziliani i ka kërkuar llogari “gardianit” të skuadrës së vet, ndërsa ky i fundit është justifikuar fillimisht se ishte faull, se Benzema e kishte shkelur në këmbë, më pas i është kundërpërgjigjur ashpër.

Dy burra të përfshirë në një debat shumë të fortë në fund të ndeshjes, duke shkuar deri në përplasje fizike. Nejmar ka parë te gabimi i italianit (përkthyer në golin e barazimit të Real Madridit 1-1), pikën e kthesës së vërtetë të ndeshjes, momentin që i kaloi madrilenët nga “ferri” në “parajsë”.

Ish-portieri i Milanit nuk i la kritikat pa përgjigje. Ai i bëri të ditur brazilianit se e kishte humbur topin në golin e dytë të Karim Benzema. Më pas do të ngrihej toni dhe të dy lojtarët e PSZH, duhej të ndaheshin nga shokët e skuadrës në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej vërtet fizikisht.

The post Mediat spanjolle, përleshje në mes Nejmarit dhe Donarumës appeared first on Alsat.

Alsat

Trending

Exit mobile version