Connect with us

Maqedoni

Mbrojtja e mjedisit do ta rrisë koston e energjisë elektrike

Published

on


Mbrojtja e mjedisit do ta rrisë koston e energjisë elektrike në plan afatgjatë, veçanërisht për amvisëritë. Por sipas ekspertëve, nuk do të ketë rritje drastike në pesë vitet e ardhshme. Aleksandar Dedinec nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë thotë se në këtë periudhë do të duhet të vendoset fati i “TEC Manastiri”, i cili sigurisht që do të ndikojë në çmimin më të lartë të energjisë elektrike. Nëse ruhet mënyra aktuale e fitimit të energjisë elektrike me qymyr te ky prodhues i madh i energjisë elektrike, Komuniteti Evropian i Energjisë do të vendosë një taksë mbi CO2. Kjo do të thotë çmim më i lartë. Opsioni i dytë është lidhja e termocentralit me rrjetin e gazit.

Gazsjellësi shtesë për shtetin nënkupton të ardhura shtesë. Gazsjellësi që është planifikuar të lidhet me Greqinë, një pjesë planifikohet të përdoret në Kosovë, por edhe të vazhdojë lart në Serbi. Nga vet tranziti i gazsjellësit, ne si vend do të marrim fonde – deklaroi Aleksandar Dedinec- ASHAM.

Cili do të jetë fati i “TEC Manastirit” do të varet nga Qeveria. Ajo do të duhet të vendosë nëse do të hapen miniera të reja qymyri, të vazhdohet me vendet ekzistuese ku nxirret qymyri, të ndryshojë lënda e funksionimit ose të mbyllet plotësisht termocentrali. Deri më tani nuk ka njoftime cili opsion është në lojë. Të tre opsionet janë të shtrenjta dhe do të nënkuptojnë çmime më të larta të rrymës. Por, ekspertët theksojnë se kjo nuk duhet të na shqetësojë nëse kemi amvisëri me efikasitet energjetik dhe kështu, qytetarët do të kenë konsum më të ulët të energjisë elektrike. Vlerësimet janë se deri në vitin 2040 çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 80 për qind, por në të njëjtën kohë pritet të rritet standardi jetësor i qytetarëve për më shumë se tre herë, në krahasim me atë që është sot. Rekomandimi i ASHAM-së është që autoritetet të punojnë në rritjen e të ardhurave dhe zbatimin e projekteve të efikasitetit energjetik.

Nuk ka rëndësi se sa është çmimi i energjisë elektrike, e rëndësishme është se sa energji elektrike konsumojmë ne. Nëse zbatojmë masa për efikasitet energjetik, dhe nëse kemi shpenzuar për shembull 100 kilovat orë dhe kemi paguar çmim prej pesë denarë për një kilovat orë, dhe e zvogëlojmë shpenzimin në 50 kilovat orë në amvisëri, dhe të rritet çmimi për një ose dy denarë, nuk do të ndikojë në buxhetin tonë sepse kemi zbatuar masa për efikasitet energjetik – tha Aleksandar Dedinec ASHAM.

Ndryshe, Dedinec është një nga krijuesit e strategjisë energjetike të vendit deri në vitin 2040. Lidhur me mjedisin jetësor, ai thotë se qeveria duhet të bashkëpunojë shumë më seriozisht me institucionet dhe të punojnë në projekte energjetike. Në atë strategji, Ministria e Mjedisit, ndër të tjera, është e obliguar të mirëmbajë stacionet matëse dhe të zbatojë planin për ajrin e pastër. Por informatat e fundit flasin se dhjetë stacione matëse që duhet të matin nivelin e ndotjes së ajrit nuk funksionojnë.

Nuk mund t’ju jap informacione kur do të janë aktive dhe funksionale. Tashmë kemi porositur pjesët e stacioneve matëse. Sapo të mbërrijnë, do të instalohen dhe do t’ju informojmë në kohën e duhur për funksionalitetin e tyre – deklaroi Naser Nuredni, Ministri i Mjedisit.

Për qeverinë, reformë kryesore në sektorin e energjisë ishte miratimi i Ligjit të Energjetikës dhe liberalizimi i tregut të energjisë elektrike.

Ile Petrevski

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending