Connect with us

Shendetsi

Mbi 42 milion të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

Published

on

Numri i të shëruarve ngaCovid-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 42 milion. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 42.031.578 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, 3 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona. Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (8.679.138), SHBA (7.805.280) dhe Brazil (5.512.847) ndërsa më pas radhiten Rusia (1.660.419), Argjentina (1.217.284) dhe Kolumbia (1.174.959).

Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut, numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 34.970.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 60.7 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 426 mijë të vdekur.

Ndërkohë në mbarë botën janë 17.262.089 raste të cilat ende janë në trajtimin.