Showbiz
Max Ehrich bën thirrje që të mos e përqeshet në rrjete sociale, pas ndarjes me Demi Lovato
Published
2 years agoon
By
admin
Gjatë muajit të kaluar, Demi Lovato i dha fund lidhjes me aktorin e njohur, Max Ehrich.
Pas ndarjes, fansat e këngëtares kanë dhënë deklarata të ndryshme në rrjete sociale, të cilat kanë ndikuar tek ish- i fejuari i saj, shkruan Daily Mail.
Max përmes një paraqitje në rrjetin social Instagram i ka bërë thirrje Lovatos që të mos e përqesh më.
“Unë mendoj se të dy jemi anti bullizmit, kështu që njerëzit duhet të ndalojnë këtë shprehi”, është shprehur ai.
Mes tjerash Ehrich shtoi: Është e tmerrshme çfarë mendojnë njerëzit, pasi nuk ka të bëjë asgjë me atë çka ka ndodhur.
Derisa u pyet për Demin, ai i uroi asaj më të mirat, teksa shtoi se nuk do të rikthehej asnjëherë me të.
Këngëtarja dhe Max u njoftuan në mars të këtij viti, ndërsa pas katër muajsh ata shpallën fejesën, e cila zgjati vetëm dy muaj. /Telegrafi/
You may like
Sinan Kajtazi: Ëndrra e Ahmet Brahimajt për Baletin Kombëtar të Kosovës duhet të jetë mison për ne
Doja Cat paralajmëron tërheqjen nga muzika?
Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë
Messi paralajmëron pensionimin nga Argjentina
Presidenti i Barcelonës mohon interesimin për Mbappen
Një vit nga vdekja e humoristit Rasim Thaçi – Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin dhe raportin me të