Connect with us

Sport

Marash Kumbulla po shkëlqen te Roma

Published

on

Skuadra italiane Roma siguroi një fitore të thellë sot ndaj CFR Cluj me rezultat 5:0 në Ligën e Evropës falë forcës sulmuese, por meritë për ruajtjen e portës së paprekur pati dhe mbrojtja.

Futbollisti i Shqipërisë Marash Kumbulla zhvilloi një paraqitje të pëlqyeshme ndaj rumunëve në kryeqytet.

Ai u vlerësua me notën 7.3 nga “Sofa Score”, ndërsa kreu 91% të pasimeve të sakta si dhe bëri një ndërhyrje të saktë. Për sa i përket dueleve, 20-vjeçari fitoi nga 2 nga 3 duelet në fushë dhe 3 nga 6 dyluftimet ajrore.

Kumbulla tashmë mund të konsiderohet njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Romës. /Zeri.info

Alsat