Connect with us

Sport

Maqedonia e Veriut pa dy lojtarët kryesorë kundër Kosovës

Published

on

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll do të përballet me një problem të madh pasi në ndeshjen që do ta zhvillojë kundër Kosovës do të jetë pa dy lojtarët kryesorë.

Elif Elmas është konfirmuar pozitiv më koronavirus dhe Goran Pandev është në vetizolim pasi shumë bashkëlojtarë të tij në Genoa janë infektuar me COVID-19.

Ndeshja ndërmjet Madedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet të enjten, më 8 tetor në Shkup, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. (INA)

Alsat