Connect with us

Bota

Makina përplaset në rrethimin e godinës së zyrës së Merkelit – Alsat

Published

on

Një makinë është përplasur me rrethimin e jashtëm të zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel, duke ngjallur menjëherë shqetësim.

Pamje të postuara në mediat sociale e tregojnë makinën të ndaluar tashmë, ndërsa në derën anësore të saj është shkruar me të bardhë:

“Ju vrasës të mallkuar fëmijësh dhe të moshuarish!”

Policia e Berlinit shkroi në Twitter se “kolegët tanë janë në vendngjarje së bashku me policinë federale. Jemi në procesin e sqarimit të situatës. Personi që ishte në timon, tashmë ndodhet nën mbikëqyrjen e forcave të rendit”.

Makina e tipit Volkswagen Sedan ka targa të zonës së Lippe-s, në rajonin verior Vestfali. Si automjeti, ashtu edhe rrethimi i metaltë kanë pësuar vetëm dëme të vogla nga përplasja. Ngjarja ndodhi në kohën kur po zhvillohej një video-konferencë mes kancelares Merkel dhe krerëve të landeve mbi masat e marra kundër pandemisë së koronavirusit.