Connect with us

Showbiz

Loredana publikon klipin e ri “Rockstar”

Published

on

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re.

“Rockastar” mban titullin kjo këngë, e cila është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip.

Kënga është e zhanrit hip-hop dhe vjen për fansat në gjuhën gjermane.

Foto: Loredana/YouTube

“Rockstar” është produkt i producentit të njohur gjerman Miksu, ndërsa për tekstin është kujdesur vet Loredana.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe është xhiruar në Alpet e Zvicrës.

Loredana përndryshe është mjaft aktive në muzikë me projekte muzikore të shumta, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku. /Telegrafi/