Connect with us

Showbiz

Little Mix paralajmërojnë lansimin e albumit të gjashtë “Confetti”

Published

on

Little Mix vazhdon të jetë grupi më i dëgjuar në industrinë ndërkombëtare.

Së fundmi, artistet kanë bërë të ditur se do të sjellin në treg albumin e gjashtë me radhë, qo gjithsej do të ketë 13 këngë, shkruan Daily Mail.

Bukuroshet po ashtu kanë zbuluar edhe kopertinën e albumin, ku shfaqen që të gjitha me veshje të njëjtë.

Derisa Jesy, Perrie, Leigh-Anne dhe Jade merrnin poza para kamerës, fotografia në prapaskenë është edituar duke vendosur yje.

Përndryshe, grupi i artisteve mori popullaritetin në vitin 2011, gjatë pjesë marrjes në X Factor.

Që nga atëherë, ato nuk janë ndalur duke sjellë projekte muzikore, të cilat tashmë kanë miliona klikime në platformat digjitale. /Telegrafi/