Connect with us

Sport

Liga e Evropës, fitojnë Roma dhe Napoli

Published

on

Janë mbyllur 13 ndeshjet e Ligës së Europës, të vlefshme për fazën e grupeve në këtë kompeticion.

Milani ka dështuar të marrë fitoren ndaj Lilës, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në Francë. Për kuqezinjtë shënoi Kastijeho në minutën e 46’, por Bamba barazoi rezultatin në minutën e 65’.

Arsenali nuk ka falur në transfertën suedeze, teka ka mposhtur me rezultatin 3-0 Molden. Një barazim spektakolar është arritur në ndeshje Braga-Lestër, me Vardin që shënoi të 3-tin për anglezët në minutën e 95’, duke barazuar pas golit të Fransergios në minutën e 90′.

Roma dhe Napoli kanë shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjet e xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Roma në udhëtim ka arritur të mposht 0:2 Cluj.

Një autogol i Gabriel Debeljuh në minutën e 49’ dhe një gol i Jordan Veretout në minutën e 67’, i sollën fitoren Romës.

Në ndeshjen tjetër, Napoli me rezultat të njëjtë ka mposhtur Rijekan, 2:0.

Armando Anastasio me një autogol dhe Hirving Lozano me një gol, i sollën tre pikët Napolit.

Alsat