Connect with us

Sport

Lidhja e Prizrenit dhe Drita kampion ekipor të sezonit vjeshtor – Bota Sot

Published

on

Pas lejimit nga Qeveria për të filluar me aktivitetet sportive, federata e Pingpongut filloj me 3 dhe 4 tetor javën e pare të vazhdimit të garave ekipore në të katër ligat, duke i kushtuar kujdes të shtuar shëndetit të pjesëmarrësve me aplikimin e masave parandaluese si maskat, gell antibakterial e po ashtu edhe matjen e temperaturës së lojtarëve para hyrjes në sallë.

Për të përfshirë të gjitha aktivitete e rëndësishme është përpiluar kalendari që do të jetë mjaft i ngarkuar gjatë 3 muajve në vijim, e kjo u dëshmua edhe me 3 e 4 tetor ku u zhvilluan nga dy xhiro tek liga e pare dhe tek liga e femrave si dhe xhiro e fundit pranverore tek Superliga meshkujt. 

Te superliga kishte mjaft ndeshje interesante, duke nisur me ndeshjen ndërmjet Lirisë dhe Ahmet Hoxhes, e cila përfundoi në të mirë të mysafirëve me 3:1.

E derbi i javës edhe ndeshja përcaktues për kampionin pranveror, u zhvillua ndërmjet Lidhjes së Prizrenit dhe Elting Dardanisë, ku Prizrenasit  fituan me 3:0 e keshtu vazhduan të dominojnë dhe u shpallen kampion pranveror.

Te Superliga e femrave ndeshja kryesor ishe ajo ndërmjet Drites dhe Ahmet Hoxhes, që përfundoi me rezultat 3:1 e kështu Drita u shpall kampion pranveror, njodton FPPK-ja.

Image

Tabela – femrat

Alsat