Connect with us

Showbiz

Leonora Jakupi rrëmben vëmendje me dukjen elegante në paraqitjen e radhës

Published

on

Ajo është njëra prej artisteve më të admiruara nga publiku, e cila njëherësh pëlqehet mjaft shumë edhe për vokalin e veçantë.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Drenica, Leonora Jakupi, që po vazhdon të marrë vëmendje të madhe edhe me postime të ndryshme në rrjete sociale.

Biondja së fundmi ka ndarë disa imazhe të reja me ndjekësit, në të cilat shfaqet mjaft ekstravagante dhe me një dukje atraktive.

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

E njëjta shfaqet e veshur me një kostum të zi të kombinuar me ngjyrë ari, ndërsa ka vendosur të bëjë edhe një grim të tillë të përshtatshëm me dukjen.

Imazhet që ka ndarë në rrjete sociale u komplimentuan tejet shumë për pamjen dhe stilin unik.

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Leonora ndërkohë për fundvit është rikthyer me dy projekte muzikore, një potpuri të realizuar me Asim Gashin si dhe me një këngë solo të quajtur “Luj Luj”.

Projektet u pritën mirë nga publiku, duke e bërë akoma të jetë një artiste favorite në estradë. /Telegrafi/

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)