Connect with us

Showbiz

Leonora Jakupi publikon këngën e re “Luj Luj”

Published

on

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Leonora Jakupi, sot (e mërkurë) ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Luj Luj” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka promovuar në programet festive për Vitin e Ri.

Për producimin e këngës është përkujdesur produksioni i njohur “Unix Production”.

Leonora Jakupi (Foto: YouTube)

Artistja nga Drenica ndërkohë vjen me një paraqitje atraktive dhe mjaft elegante, ndërsa merr vëmendje me interpretimin e veçantë.

Projektin tashmë e gjeni të publikuar në YouTube, i cili besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku.

Leonora ndërkohë është rikthyer pas një kohe të gjatë me këngë të re, e cila duket se ka qenë më pasive marrë parasysh edhe situatën me COVID-19.

Ajo duket se është fokusuar më shumë në jetën private, teksa pak ditë më parë në një intervistë theksoi se është e gatshme të bëhet nënë. /Telegrafi/