Connect with us

Sport

Lëndohet Lukaku, humb Parmën dhe Realin – SHKUPI

Published

on

Një lajm i keq për Antonio Konten dhe Interin. Romelu Lukaku iu nënshtrua rezonancës magnetike këtë mëngjes në institutin “Humanitas”, në Rozzano, pas një problemi që shfaqi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetskut.

Ekzaminimet treguan një tendosje të muskujve të kofshës së majtë. Situata e sulmuesit belg do të vlerësohet ditë pas dite, ” thuhet në kumtesën e skuadrës së Interit.

Një lajm i hidhur dhe i papritur, pasi golashënuesi më i mirë i Interit në këtë fillim sezoni do të mungojë ndaj Parmës në Serinë A dhe kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Në mendjen e Kontes, megjithatë, ekzistonte ideja për ta ruajtur sulmuesin ndaj Parmës, me Pinamontin si zëvendësuesin e tij të mundshëm përkrah Lautaro Martinezit. Por Interi e humbet belgun, duke përjashtuar një mrekulli të mundshme, edhe për ndeshjen e së martës ndaj “Los Blankos”.

Alsat