Connect with us

Business

Leku forcohet në raport me dollarin dhe humb terren ndaj valutave tjera

Published

on

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten Leku forcoi pozitat në raport me dollarit amerikan ndërsa humbi terren ndaj monedha të tjera të huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 123.79 lekë ose 0.06 lekë më shumë se ditën e mërkurë dhe monedha e gjelbër amerikane humbi 0.07 lekë dhe këmbehet me 103.96 lekë.

Në pozita të forta me lekun këmbehen sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane.

Monedha britanike këmbehet me 138.83 lekë ose 0.35 lekë më shumë, ndërsa franga zvicerane u forcua me 0.40 lekë dhe këmbehet me 114.48 lekë.

Alsat