Connect with us

Sport

“Lejkersat” fitojnë sfidën e parë të finales – Alsat TV

Published

on

Los Anxheles Lejkers ka fituar ndeshjen e parë finale ndaj Majami Hit me rezultat të thellë 116-98.

Ndeshja u dominua nga skodar e Los Anxhelosit,  që kishin paraqitje superiore në tre çerekët e parë. Majami Hit u rikthye në çerekun e katërt, të cilin e fitoi 31:23, por që nuk mjaftoi për të evituar humbjen.

Lojtari më i mirë te “Lejkersat” ishte Entoni Dejvis me 34 pikë, i ndjekur nga LeBron Xhejms, që shënoi 25 pikë. Në anën Xhimi Butler me 23 pikë, ishte basketbollisti më i mirë në radhët e Majami Hit.

Alsat