Lazio ka dorëzuar listën e lojtarëve me të cilët do të përfaqësohet në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i bardhekaltërve, Simone Inzaghi ka thirrur për këtë kompeticion 23 futbollistë. Tekniku italian ka vendosur të lërë jashtë liste mbrojtësit Denis Vavro dhe Bastos.
Ndërsa sulmuesi i përfaqësueses kosovare, Vedat Muriqi është në listë. Gjithashtu, prezent është edhe portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha.