Connect with us

Tech

Lajm i bukur për fansat e TikTok, YouTube prezanton versionin e vet

Published

on

YouTube po përgatitet të lançojë formatin e videove me metrazh të shkurtër, i cili ngjan plotësisht me TikTok. Të quajtur YouTube Shorts, videot 15 sekondëshe realizohen përmes smartfonit.

Përdoruesit mund të bashkojnë disa video klipe të bashku, t’i regjistrojnë me muzikë në sfond apo të ndryshojnë edhe shpejtësinë e tyre të luajtjes.

Në ditët në vijim pritet të lançohet versioni i parë beta i Shorts në Indi. Ndërsa nuk ka ende asnjë informacion që na lë të kuptojmë se kur këto video do të jenë të disponueshme edhe për vendet e tjera të botës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tech

Kaq kushton të prodhohet një iPhone 12

Published

on

Shumë përbërës të iPhone 12 vijnë nga Koreja e Jugut, vetëm disa nga Kina.

Sa kushtojnë komponentët në iPhone 12 të Apple? Kjo është ajo që përcaktoi gazeta japoneze e biznesit Nikkei, transmeton Telegrafi.

iPhone 12 kushton 313 euro, iPhone 12 Pro 341 euro.

Kështu që ju mund t’i krahasoni ato menjëherë: iPhone 12 në Evropë është në dispozicion afërsisht nga 899 euro në dyqanet zyrtare të Apple Store. Versioni Pro kushton 1,149 euro.

Kosto shtesë

Sigurisht, këto kosto shtesë nuk mund të alokohen 1:1 për fitimin e grupit. Kostot e operimit dhe zhvillimit janë kryer, si dhe kostot për logjistikën dhe tarifat specifike të vendit. Se sa të larta janë këto kosto nuk dihet, kështu që nuk është e mundur të bëhet një llogaritje e vlefshme se sa fitim bën Apple nga iPhone 12.

Nga vijnë pjesët

Shumica e pjesëve të instaluara vijnë nga Koreja e Jugut, 26.8 për qind. Më i shtrenjtë është modemi X55 nga Qualcom, i cili kushton rreth 75 euro. Ekrani OLED nga Samsung kushton rreth 60 euro. Samsung është lider në treg në ekranet OLED. Çipi A14 Bionic është 34 euro.

21.9 për qind e përbërësve vijnë nga Evropa dhe SHBA, 13.6 për qind nga Japonia dhe 11.1 për qind nga Tajvani. Vetëm 4.6 për qind e përbërësve vijnë nga Kina.

Continue Reading

Tech

Themeluesi i “Twitter”: Rrjetet sociale, krijojnë varësi!

Published

on

Rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook mund të krijojnë varësi e pohuar kjo nga vetë themeluesit i njërit prej tyre, Jack Dorsey.

Dorsye i bëri këto komente gjatë seancës dëgjimore përpara Komitetit të Gjyqësorit të Senatit, në fokusin e të cilës ishin çështje që kanë të bëjnë me moderimin e përmbajtjes dhe zgjedhjet e vitit 2020 të dy drejtuesve të platformave më të mëdha sociale në botë.

Dorsey dhe shefi i Facebook, Mark Zuckerberg u morën në pyetje nga senatori Lindsey Graham, i cili deshi të dinte nëse rrjetet që ata kanë ngritur kanë aftësinë të krijojnë varësi për përdoruesit. Zuckerberg iu shmang një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke argumentuar se për diçka të tillë nuk ka ende një konkluzion të saktë. Por Dorsey beson të kundërtën.

“Unë mendoj se, si çdo gjë tjetër, edhe këto mjete mund të krijojnë varësi,” tha ai. “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, ta pranojmë dhe të sigurohemi që po i bëjmë klientët tanë të ndërgjegjshëm për modelet më të mira të përdorimit. Sa më shumë informacion aq më mirë këtu”, ishte komenti i tij.

Continue Reading

Tech

iPhone 12 Pro Max ka ekranin më të mirë të telefonave inteligjent

Published

on

Pas një analize të plotë dhe testimit laboratorik, DisplayMate ka deklaruar që telefoni i ri nga Apple iPhone 12 Pro Max ka ekranin më të mirë që është testuar ndonjëherë.

Në një analizë të thellë të ekranit të pajisjes pas testimit laboratorik, DisplayMate tha se iPhone 12 Pro Max ka një ekran “të nivelit më të lartë” që e bën atë telefonin me ekranin më të mirë deri më tash

Kjo përfshin shkëlqimin e plotë të ekranit, raportin e lartë të kontrastit, mprehtësinë, reflektimin e ulët dhe saktësinë absolute të ngjyrës.

DisplayMate gjithashtu vlerësoi disa nga teknologjitë e iPhone 12 Pro Max, të tilla si True Tone dhe Night Shift, dhe vuri në dukje se ekrani i pajisjes është gjithashtu deri në 10% më efikas në energji sesa iPhone 11 Pro Max i mëparshëm.

Continue Reading

Trending