Connect with us

Sport

Kuvendi zgjedhor i KOK-ut në muajin mars të vitit 2021? Ja kush pritet të kandidojë – Bota Sot

Published

on

Marsi i vitit 2021 nuk është larg, edhe katër muaj. Në fund të marsit pritet që të mbahet edhe Kuvendi zgjedhor i Komitetit Olimpik të Kosovës. 

Burimet tona konfirmojnë se pritet që të jetë një kuvend më i nxehtë  në 20 vitet e fundit! 

Flitet e përflitet se për kryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës do të kandidojë edhe Ismet Krasniqi, kryetar i Federatës së Karatesë së Koosvës. Krasniqi ende nuk e ka thënë këtë publikisht, por disa nga federata thonë se është njeri i respektuar dhe i duhur! 

Raportohet se do të kandidojë edhe një emër i madh i sportit, me ndikim të madh dhe që mund të vijë edhe në krye të KOK-ut. 

Emrin e tij nuk e zbulojnë, derisa ai të vendos të kandidojë apo jo! Sigurisht se kandidat do të jetë edhe kryetari i tashëm Besim Hasani, që në krye të këtij institucioni është fiks që 24 vite nga ditët më të vështira!

Raportohet se federata e mëdha kanë vendosur për një kandidat të ri, edhe pse zyrtarisht nuk e thonë,  por do të thonë fjalën e tyre te kutia por edhe shumë federata tjera do rreshtohen njëra pas tjetrës! Marsi do të tregojë gjithçka! Kësaj radhe do të jetë ndryshe dhe më nxehtë!

Raportohet, se do të kërkohet që të hiqen nga e drejta e votimit edhe federatat që nuk kanë asnjë garë por ekzistojnë vetëm në letër apo vetëm si statujë!

Alsat