Connect with us

Sport

Kush janë katër njerëz me maska me KH Kastriotin në arkivol në Ferizaj? Përgjigjet Sela – Bota Sot

Published

on

Karikatura që ka shqetësuar goxha shumë dashamirët e sportit, sidomos hendbolldashësit ferizajas, është klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt) që gjendet në arkivol dhe katër veta e bartin, por ende nuk po dihet se a mund do ta varrosin apo jo, varet nga rezistenca e këtij trupit në arkivol! Shumë pyetje pa përgjigje!

Disa pyesin kush janë këta njerëz me maska që e bartin arkivolin? Disa pyesin pse nuk iu hiqen maskat këtyre idiotëve dhe “vrasësve” të sportit? 

Disa kërkojnë edhe emrat.  Karikaturisti i mirënjohur Sela ka një përgjigje konkrete për gazetën kombëtare “Bota sot”: “Po ta dija se cilët janë, do ia hoqi maskat menjëherë!

Ditën që e kuptojë se kush janë dhe do ta kuptojë ndoshta, do t’i keni pa maska. As që mërzitem për frikë”.

Alsat