Connect with us

Business

Kurti takohet me Renaud-Basso, diskutohet bashkëpunimi Kosovë-BERZH

Published

on

Kryeministri Albin Kurti zhvilloi sot një takim virtual me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Odile Renaud-Basso, me të cilën ka biseduar mbi rëndësinë e mbështetjes së mëtejme të projekteve zhvillimore në Kosovë.

Kurti theksoi se gjatë viteve të kaluara BERZH-i ka qenë një partner i pazëvendësueshëm i Kosovës në sektorin publik dhe privat, për çfarë ai falënderoi zyrën rajonale në Kosovë.

Në përgjigje të situatës me COVID-19, përveç mbështetjes afatshkurtër emergjente, Qeveria e Kosovës e sheh BERZH-in si një partner të rëndësishëm edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë, u tha në takim.

Takimi online

Përfaqësuesit e BERZH-it u shprehën të hapur për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e mëtejmë për sektorin privat, përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes, sektorin e energjisë dhe integrimin rajonal.

Alsat