Connect with us

Sport

Ku ka në botë KAS-i pranë KOK-ut pa rregullore të punës! Katastrofë – Bota Sot

Published

on

Ku të ankohen klubet, sportistët apo kushdo tjetër dhe si të kërkojnë drejtësi kur Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS) pranë Komitetit Olimpik të Kosovës, nuk ka rregullore të punës! Katastrofë! O mjerë klubet dhe sportistët e Kosovës ku po jetojnë e ku po luajnë, ku po kërkojnë drejtësi! 

Merre me mend KAS-i pranë KOK-ut pa rregullore të punës, çudi e Zotit! A është normale kjo?
Nëse nuk dini me hartuar një rregullore të punës, të paktën merreni bre diku,  huazoni nga shtetet e rajonit, e mos u bëni rezil! 

Merre mend çfarë thuhet në vendimin për klubin e volejbollit Luboteni nga Ferizaj, që edhe vet klubi edhe vet Federata e Volejbollit të Kosovës, kanë mbetur të habitur!      

Ja letra e KAS-it pranë KOK-ut, për shkak të mungesës së Rregullores së punës në KAS

Ja çfarë thuhet në vendim mes të tjerash: “1. Paneli gjykues nuk mund të merr vendim meritorë, ligjërisht të obligueshëm dhe të atakueshme në CAS-Lozanë, për shkak të mungesës së Rregullores së punës në KAS, Rregullores mbi procedurat konstetimore të KAS dhe përcaktimit të listës së arbitrave.

2. Në bazë të parimeve të përcaktuara  nga Bordi i KOK-ut, akteve normative të FVK-së, standardeve të përgjithshme sportive dhe vendimeve të ISHPK-së kërkohet fuqishëm që: KV Luboteni të kthehet në elitën e volejbollit të Kosovës,. 

Shpenzime të paraqitjes së Ankesës t’i kthehen KV Lubotenit, përpos pagesave të mëditjeve për dy arbitrat (Kryetari heq dorë nga mëditjet), Këshilli i Arbitrazhit sportiv, Eroll Salihu, kryetar i KAS-it, Luljeta Shala, arbitre dhe Latif Demolli, arbitër”.

Si guxon një institucion seriozë me dalë me kësi lloje vendimi, kjo është katastrofë: “1. Paneli gjykues nuk mund të merr vendim meritorë, ligjërisht të obligueshëm dhe të atakueshme në CAS-Lozanë, për shkak të mungesës së Rregullores së punës në KAS”.

Nuk kemi rregullore të punës? Çfarë nëse nesër kemi dhjetë ankesa të tilla, sërish do të thoshit:  Nuk e kemi obligative se ne nuk kemi rregullore të punës. Kjo nuk është në rregull, kësaj i thonë po punojmë shkel e shko e me duar në xhepa.

Sigurisht Salihu, Shala dhe Demolli, ka gjasa që kanë qenë edhe me duar në xhepa, se nuk kanë pasur  rregullore të punës, jo me fajin e tyre! Faji i tyre është që kanë pranuar të punojnë me rregullore të punës! A është marre kjo punë, nëse jo vërtetoni pse? Mungesë të rregullores së punës!

Alsat