Connect with us

Business

KRU ‘Prishtina’ njofton se ka lehtësuar kriteret për riprogramimin e borxheve

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ka filluar programin për riprogramimin e borxheve të grumbulluara.

Sipas kompanisë, kjo masë lehtësuese është bërë për t’iu shmangur procedurave përmbarimore, që përfshinë sektorin e amvisërisë dhe të bizneseve.

“Kategoria e konsumatorëve të amvisërisë (shtëpiak) / paguaj vetëm 10 për qind të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 36 muaj, ku deri më tani ka qenë 30 për qind dhe bizneset / paguaj vetëm 20 për qind të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 36 muaj, ku deri më tani ka qenë 50 për qind”, njofton kompania.

Kompania thotë se, duke filluar nga data 7 tetor do të filloj përfundimisht me procedimin e konsumatorëve borxhlinjtë në procedurë përmbarimore, ku kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro. 

Alsat