Connect with us

Bota

Kreu i KE-së në izolim, kishte kontakte me Macron – Alsat

Published

on

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është në karantinë, edhe pse kohët e fundit është testuar negativisht për koronavirusin e ri, njofton zëdhënësi i tij, pas lajmit se presidenti francez, Emmanuel Macron kishte dalë pozitiv.

– Advertisment –

Michel udhëtoi në Paris për një ngjarje të OECD dhe u takua me Macron në Pallatin Elysee të hënën.

“Sidoqoftë, politikani belg është informuar nga autoritetet franceze se ai nuk konsiderohet të jetë një kontakt i ngushtë”, shkroi zëdhënësi, Barend Leyts në Twitter.

Michel doli negativ të martën.

“Sidoqoftë si një masë paraprake presidenti do të shkojë në vet-izolim,” tha Leyts. Michel do të vazhdojë të punojë.

Ndryshe, gjatë ditës ës sotme u njoftua se edhe kryeministri francez, Jean Catex, është konsideruar si rast kontakti i presidentit, Emmanuel Macron pozitiv me COVID-19,  dhe si pasojë është vendosur  në izolim.