Connect with us

Showbiz

Kourtney Kardashian nuk është shtatzënë, pas aludimeve se po pret fëmijën e katërt me Scott Disick

Published

on

Kourtney Kardashian nuk është shtatzënë, pasi prej disa ditësh spekulohet se ajo është në pritje të fëmijës së katërt.

Thashethemet lidhur me këtë kanë qarkulluar pas publikimit të një traileri të “Keeping Up With the Kardashians”, muajin e kaluar – duke thënë se ajo dhe ish- i dashuri i saj, Scott Disick po bëhen sërish prindër.

Ylli televiziv, 41 vjeçare, ka mohuar aludimet dhe se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Kourtney Kardashian (Foto: Instagram)

Një burim pranë TMZ ka shtuar se Kardashian nuk është shtatzënë dhe se ‘është e lumtur që ka fëmijë’.

Ndërkohë që u konfirmua se Kourtney dhe Scott nuk janë më bashkë dhe se momentalisht janë vetëm prindër të tre fëmijëve të tyre.

Në klipin e sezonit të nëntëmbëdhjetë të “Keeping Up With The Kardashians”, i cili u publikua muajin e kaluar, ish-partnerët u pyetën nga Kim nëse dëshirojnë të kenë një fëmijë të katërt.

Ata tani kanë tre fëmijë: Mason, 10 vjeç, Penelope, tetë vjeçe dhe Reign, pesë.

Kourtney Kardashian, Scott Disick dhe fëmijët e tyre (Foto: Instagram)

Ish-çifti kanë filluar takimet në vitin 2006 dhe në 2009 mirëpritën fëmijën e parë, djalin Mason. /Telegrafi/