Connect with us

Shendetsi

Kosovë, 294 raste të reja me koronavirus dhe 17 viktima

Published

on

Në Kosovë të martën është raportuar edhe për 17 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

– Advertisment –

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin e tij ditor ka njoftuar se në bazë të 1.035 mostrave të testuara, të infektuar me koronavirus kanë rezultuar 294 persona.

Të shëruar janë regjistruar 482 pacientë ndërsa raste aktive janë 11.346.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 47.203 të prekur nga sëmundja COVID-19. Prej tyre 1.220 pacientë kanë vdekur ndërsa 34.637 janë shëruar.