Connect with us

Sport

Kosova: Stërvitja e parë, para sfidës me Maqedoninë – Alsat TV

Published

on

Kombëtraja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Dardanët” do të takohen të enjten më 8 tetor në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve me Maqedoninë në Shkup.

Të pranishëm në këtë stërvitje ishin 14 lojtarë, ndërsa të tjerët kanë pushuar për arsye se kanë luajtur në fundjavë me ekipet përkatëse.

Për këtë takim tashmë mungesa e Milot Rashicës është e konfirmuar, ndërsa Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca mbeten në pikëpyetje dhe me shumë mundësi priten të mungojnë.

Alsat