Connect with us

Bota

Koreja e Jugut planifikon masa të rrepta kundër Covid-19 – Alsat

Published

on

Koreja e Jugut sot raportoi rastet më të larta një-ditore të  Covid-19 që nga janari, ndërsa autoritetet shëndetësore mendojnë për masa të rrepta parandaluese.

Sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, gjatë 24 orëve të fundit 1.078 raste të reja u regjistruan, duke i çuar rastet e përgjithshme në 45.442. Me 12 viktima tjera, numri i vdekjeve është rritur në 612. Të martën, vendi raportoi 13 vdekje, numri më i lartë ditor që nga shpërthimi i virusit në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu.

Autoritetet shëndetësore paralajmëruan vendosjen e kufizimeve të rrepta ndërsa rastet u rritën pavarësisht se vendi miratoi masat e dyta më të larta, Nivelin 2.5, javën e kaluar.

“Adoptimi i Nivelit 3 do të marrë në konsideratë jo vetëm numrin e pacientëve të rinj, por edhe aftësitë mjekësore si dhe shkallën e riprodhimit të virusit”, citoi agjencia e lajmeve Yonhap të ketë thënë Yoon Tae-ho, një zyrtar i lartë shëndetësor.

“U bëjmë thirrje njerëzve të respektojnë Nivelin 2.5 të zbatuar aktualisht në zonën më të madhe të Seulit për të shmangur kufizimet më të ashpra për shkak të virusit, të cilat mund të dëmtojnë njerëzit e vetëpunësuar dhe pronarë të dyqaneve të vogla”, shtoi ai.

Sipas masave më të larta të Nivelit 3, çdo tubim me 10 ose më shumë persona do të ndalohet.

Shkollat do të mbyllen plotësisht ndërsa ndërmarrjeve u kërkohet që punonjësit jothelbësorë të punojnë nga shtëpia.

Kryeministri Chung Sye-kyun po ashtu udhëzoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të rishikojë paraprakisht masat mbështetëse.