Connect with us

Shendetsi

Konservatorët e Merkelit në kongres për zgjedhjen e liderit

Published

on

Partia konservatore e Angela Merkel njoftoi sot se do të organizonte më 15 dhe 16 janar një kongres virtual për të zgjedhur një president të ri dhe kandidatin potencial për kancelarinë në 2021.

– Advertisment –

Partia kristian-konservatore (CDU), që e shtyu dy herë këtë asamble, njoftoi datat dhe formatin e zgjedhur në një mesazh në Twitter.

Kongresi i të deleguarve do të mbahet me video-konferencë për shkak të pandemisë së COVID-19 që detyroi Gjermaninë të vendoste një kufizim të pjesshëm deri më 10 janar.

Tre kandiatë janë në listë për të pasuar Annegret Kramp-Karrenbauer, konsideruar një kohë si trashëgimtare  e Merkel, por që vendosi në shkurt të largohej nga posti i saj për mungesë autoriteti mbi trupat e saj.

Kongresi për të emëruar pasardhësin e tij ishte planifikuar së pari të zhvillohej në prill, më pas u shty për në dhjetor për shkak të virusit.

Militantët e CDU-1ë do të duhet të zgjedhin mes të moderuarit Armin Laschet, në krye të rajonit më të populluar të Rhenanie të Westphalie Veriore, liberalit Friedrich Merz, një kundërshtat historik i Merkel dhe Norbert Röttgen, një ekspert i politikës së jashtme.

Fituesi ka të gjitha mundësitë për të qenë kandidat i së djathtës në zgjedhjet legjislative të shtatorit 2021, në fund të të cilave Merkel duhet të largohet nga funksionet pas 16 viteve të kaluara në kancelari.