Maqedoni

Konfiskohen 53 kilogram marijuhanë, arrestohet një person nga Kalishta – Alsat

Published

on

Policia në bashkëpunim me njësitin kundër drogë dhe tregtisë me armë pas informatave paraprake gjatë ditës së djeshme në ora 13:00 në afërsi të fshatit Staro Lagovo në Prilep ka privuar nga liria personin F.D. 46 vjeç nga fshati Kalishtë i Strugës.

Policia i ka dhënë shenjë për të ndaluar por personi në fjalë i cili ka qenë me makinë të tipit Audi, nuk ka respektuar urdhrin e policisë por ka vazhduar ngasjen duke rritur dhe shpejtësinë e makinës dhe gjatë tentimit të arratisjes rrugës ka hedhur nga makina 2 çanta me marijuhanë në peshë prej 53 kilogramëve. Pas masave të ndërmarra nga ana e policisë, makina është ndaluar ndërsa vozitësi është arrestuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate.

The post Konfiskohen 53 kilogram marijuhanë, arrestohet një person nga Kalishta appeared first on Alsat.

Trending

Exit mobile version