Connect with us

Maqedoni

Komunat  nuk mund ta paguajnë gazsjellësin

Published

on


Shumica e komunave nuk kanë para që vetë ta financojnë gazifikimin. Madje nuk dihet përafërsisht se sa do të jetë kostoja për qytetarët. Nëse nuk dakordohet një partneritet publik-privat me një kompani që do të sjellë gazin në shtëpitë e qytetarëve, do të jetë shumë e vështirë të realizohet projekti i gazit për çdo familje. Petre Shilegov, si kryetar i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, thotë se pritet një vendim. Ai thotë se edhe pse Qyteti i Shkupit ka kapacitet financiar për të siguruar vetë para për lidhjen e qytetarëve, ajo do të jetë pjesë e marrëveshjes, sepse përndryshe investitori potencial do të humbasë interesin për biznes.

“Vetë detyrimi për gazifikimin terciar në këtë moment mund të shkaktojë një barrë në shumë komuna dhe jo vetëm një përfitim. Nga ana tjetër, Shkupi si qytet është pjesa më tërheqëse e pjesës komerciale të biznesit të gazifikimit. “Mendimi im personal është që ne si Shkup, ose si qytetarë të Shkupit nuk kemi të drejtë të monopolizojmë të drejtën e gazifikimit- pohi Petre Shilegov -Kryetar i BNJVL-së.

Dy kompani janë të interesuara tashmë në ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes të sistemit të gazsjellësit. Kompania që do të marrë biznesin do të duhet të shpërndajë gazin në komuna. Është e paqartë se kush do ta shpërndajë pastaj atë në familje – nëse do të jetë e njëjta kompani, apo kjo do të jetë përgjegjësi e komunës.

Kushtet kryesore për të fituar tenderin për rrjetin e shpërndarjes së gazit është që kompania të ketë të paktën 150 milion euro të ardhura vjetore në tre vitet e fundit. Në katër vitet e para ka një detyrim të ndërtojë të paktën 50 përqind të rrjetit në komunat urbane dhe të paktën 20 përqind në komunat rurale. Realizimi i gazsjellësit që kalon nga Shkupi në Tetovë dhe Gostivar është 70%, dhe pritet të përfundojë deri në prill.

Ile Petrevski