Connect with us

Maqedoni

Kompania “Pucko Petrol” fitoi tenderë në vlerë prej gjysmë milion euro

Published

on


Kompania Pucko Petrol nga Pllasnica vetëm në shtator ka fituar dhjetë tenderë nga shteti. Ata peshojnë mbi gjysmë milioni euro. Do t’i furnizojnë me derivate të naftës Komunën e Prilepit, Qendrën e Shëndetetit në Shtip, Gjykatën në Kërçovë, Klinikën Universitare, Komunën e Çuçer Sandevës, shkollën Kole Nedellkovski në Veles, Komunën e Çairit, Probishtipin, Elektranat Shtetërore dhe Ministrinë e Brendshme. Kompania është në pronësi të Asmir Jahoski, djali i deputetit të BDI-së Ismail Jahoski. Pyetëm në Komisionin Antikorrupsion nëse ekziston konflikt interesi dhe ndikimi politik, që një kompani në pronësi të djalit të një deputeti, fiton kaq shumë tenderë shtetërorë.

“Që të hiqet dyshimi për konflikt të mundshëm interesi dhe rreziku të ndikimit, veçanërisht ndikimi politik, është e nevojshme që procedura e prokurimit publik të zhvillohet në mënyrë transparente dhe të sigurojë konkurrencë të ndershme dhe zgjedhjen e ofertës që ekonomikisht është më e favorshme”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Antikorrupsion.

Ivanovska shtoi për Alsat se është e rëndësishme që më shumë kompani të aplikojnë për tenderë në mënyrë që të hiqet dyshimi nga ndikimi. Prandaj i kontrolluam kontratat e shtatorit. Në tender, në njoftimin publik të komunës së Çucer Sandevës kishte vetëm një ofertë, ajo e Pucko Petrol. Njëjtë është edhe me Gjykatën në Kërçovë, oferta e vetme është ajo e ndërmarrjes së Jahoskit. Pucko Petrol fitoi tenderin për fuznizimin me benzinë dhe naftë për komunën e Çairit, e cila drejtohet nga kuadër i BDI-së, dhe ka fituar për vetëm 68 denarë ofertë më të lirë krahasuar me kompaninë konkurruese. Nuk ka pasur ankand elektronik, por ofertat kanë qenë përfundimtare dhe tenderi kap vlerën prej 19 mijë eurosh. Sipas Byrosë së Prokurimeve Publike, tenderi i fundit i fituar nga Pucko Petrol është i datës 2 të këtij muaji. Për 13 mijë euro do ta furnizojë komunën e Kisella Vodës me naftë dhe benzinë për automjetet zyrtare. Edhe këtu oferta e Pucko Petrol është ishte e vetmja dhe asnjë kompani tjetër nuk ka aplikuar në tender.

Bojan Stojanovski

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending